/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Gjilanit pas një pune intensive në teren ka arritur ta identifikojë të dyshuarin A. U. (1987) i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë” ndodhur me datën 24.5.2015.
Pas intervistimit të të dyshuarit janë gjetë prova të qëndrueshme se i dyshuari në fjalë besohet të jetë involvuar në kryerjen e kësaj vepre penale “Vjedhje e rende”. Po në bazë të dëshmive të qëndrueshme besohet se ai është i involvuar edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti i kompletuar procedohet në Gjykatë. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/