DYLON

Policia: Një i arrestuar dhe tri raste të hapura

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për portalin 2lonline, se deri më tani janë raportuar katër raste, tre për fotografim vote dhe një për tentativë për të dhënë laminat në këmbim të votës.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur për Portalin 2lonline, se është arrestuar një qytetar në Ranillug për shkak të tentativës për të dhuruar laminat në këmbim të votës. Ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

EkoHigjiena

Ndërsa, sipas zëdhënësit Hashani, janë të hapura edhe tri raste të tjera që kanë të bëjnë me fotografim të votës. Dy raste të tilla janë regjistruar në  Qendrën e votimit në shkollën “Thimi Mitko”, dhe një rast tjetër në Qendrën e votimit në shkollën e Gjimnazit.

Pritet të shihet se çfarë do të ndërmerr prokuroria në këto tri raste. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.