Policia në Rajonin e Gjilanit hap dyert për vizita të qytetarëve të interesuar

Policia në Rajonin e Gjilanit hap dyert për vizita të qytetarëve të interesuar

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve policore për nderë të njëzetvjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit ka hapur dyert e stacioneve policore në gjithë rajonin e Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha se qytetaret pjesëmarrës, në mesin e tyre një numër i madhe nxënësish, nga të gjitha grupmoshat mbi pesëqind, patën rastin nga afër të njihen me njësitet policore, si dhe punën dhe aktivitetet ditore të policisë. Pjesëmarrësve të shumtë ju kanë dhanë rekuizita, flamuj, emblema, lapsa dhe fletore me shenja policore.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe gjithmonë vepron dhe punon, për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Policia në Rajonin e Gjilanit

KOMENTE