DYLON

Policia në Rajonin e Gjilanit bashkë me inspektorët e AVUK-ut, në inspektimin e masave anti-Covid

Policia në Rajonin e Gjilanit bashkë me  inspektorët e AVUK-ut, në inspektimin e masave anti-Covid
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e  Policisë në Gjilan, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin  dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në zbatim të masave  në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mbrëmë me datë 06 shtator 2021, duke filluar nga 20:00, njësiti për reagim të shpejtë ( NJRSH), të mbështetur nga njësiti special operativ (NJSO), së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të Gjilanit.

EkoHigjiena

Ekipe të Policisë të përkrahur nga inspektor të AVUK-ut  kanë inspektuar  rreth tridhjetë  (30) lokale të ndryshme.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon te te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të Ekspertëve të shëndetësisë.

Në të kundërtën të gjithë ata  që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.