DYLON

Policia në Pogragjë të Gjilanit ndalon transport ilegal të 13 qengjave pa dokumentacion

Policia në Pogragjë të Gjilanit ndalon transport ilegal të 13 qengjave pa dokumentacion
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Pogragjë të Gjilanit është evidentuar një rast i transportit ilegal të kafshëve.

Sipas informacionit zyrtar, rasti ka ndodhur më 24 maj 2026, rreth orës 05:55, kur njësiti policor ka ndaluar një automjet që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 13 qengja, të cilët po transportoheshin pa dokumente përcjellëse.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka bërë cilësimin e rastit. Me urdhër të tij, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, procedurat e mëtejme që lidhen me çështjen e kafshëve do të trajtohen nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.