DYLON

Policia në kërkim të dy të dyshuarave për vjedhje, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave

Policia në kërkim të dy të dyshuarave për vjedhje, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave
Avatar photo Redaksia

Policia në kërkim të dy të dyshuarave për vjedhje, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.

KATEGORIA E VEPRËS PENALE
Vjedhje ( nga neni 313)

EkoHigjiena

PËRSHKRIMI:
Datëlindja:   E panjohur
Adresa e banimit: E panjohur
Komuna: E panjohur

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi është duke ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.