Policia e Kosovës, njësitet e policisë në komunitet dhe ato sektoriale të stacionit policor të Kamenicës në vazhdën e implementimit të strategjisë “Policia në Komunitet” kanë vazhduar me realizimin e aktiviteteve të përbashkët vetëdijësuese ku kanë takuar shumë qytetarë.
Gjatë kontakteve me qytetarë ata janë informuar për fushatën vetëdijësuese duke ju shpërndarë fletushka për vetëdijesimsi:
Aplikacioni “Lajmëro Policinë”, “Lëmoshkëkuesit në rrugë”,”Më pak armë në ahengje më pak tragjedi”, “Siguria në trafikun rrugor”, “preventimi nga zjarret”, etj.
“Qytetarët e Kamenicës e kanë përkrahur dhe mirëpritur këtë iniciativë të Policisë së Kosovës, që ka qëllim të vetëm sigurinë dhe ruajtjen e qytetarëve. /2LONLINE.com/