DYLON

Policia në Gjilan rikujton ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, gjobat deri në 500 euro

Policia në Gjilan rikujton ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, gjobat deri në 500 euro
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka rikujtuar qytetarët për ndalimin e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të mjeteve motorike, duke apeluar për respektim të rregullave në trafik dhe rritje të kujdesit gjatë vozitjes.

Sipas njoftimit të Policisë, shoferëve u ndalohet mbajtja e telefonit në dorë apo përdorimi i pajisjeve të tjera që mund të zvogëlojnë mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të automjetit, transmeton Portali 2LONLINE.

EkoHigjiena

Policia ka bërë të ditura edhe masat ndëshkuese për shkelësit e këtij ligji.

Për herën e parë të kundërvajtjes, shoferi dënohet me gjobë prej 100 euro dhe një pikë negative.

Në rast të përsëritjes së shkeljes për herë të dytë, gjoba arrin në 200 euro, ndërsa shoferit i shqiptohet edhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për tre muaj, si dhe dy pikë negative, transmeton 2LONLINE.

Ndërkaq, për shoferët që përsërisin kundërvajtjen më shumë se dy herë, parashihet gjobë prej 500 euro, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për gjashtë muaj dhe tri pikë negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë në trafik. /2LONLINE/