Policia në dy raste të ndara kryen bastisje, sekuestron armë, arreston të dyshuarfotoilustrim

Policia në dy raste të ndara kryen bastisje, sekuestron armë, arreston të dyshuar

Sot, Policia e Kosovës, njësia e hetimeve në Kamenicë, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan-Departamenti i Krimeve të Rënda, kanë kryer një bastisje te shtëpia e një të dyshuari nga fshati Krilevë, Komuna Kamenicë, pasi i njëjti, në një rast kishte ekspozuar një armë (pistoletë) në një foto.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se njësitet e hetimeve nga Kamenicë, së bashku me NJRSH nga Gjilani, kanë bërë bastisjen e shtëpisë se tij, ku gjatë bastisje janë gjetur një revole e markës Zastava, një karikator dhe 7 fishekë të kalibrit 9 mm. Të njëjtat janë konfiskuar nga policia. Rasti ka kaluar në procedurë të rregullt në gjykatë.

Po sot, Njësia e hetimeve në Kamenicë, kanë poseduar urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan-Departamenti i Krimeve të Rënda, që të bastiset shtëpia e të dyshuarit L.S, sepse është dyshuar se ai në një rast kishte gjuajtur me armë të llojit AK-47.

Zëdhënësi Hashani tha se policia, njësitet e hetimeve nga Kamenica, së bashku me NJRSH nga Gjilani kanë bërë kontrollin e shtëpisë së tij dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë.

Gjatë intervistës janë gjetur fakte të qëndrueshme se armën e ka blerë nga i dyshuari i dyte I. M. , dhe te njëjtën ky ia ka shitur personit të tretë në fshatin Koretin, Komuna e Kamenicës.

Ndaj tre të dyshuarve ushtrohet kallëzim penal për veprën penale: “Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës” dhe rasti dërgohet në procedurë të rregullt në gjykatë.

KOMENTE