DYLON

Policia në bashkëpunim me institucione komunale mbanë ligjëratë vetëdijesuese kundër dukurive negative në shkolla

Policia në bashkëpunim me institucione komunale mbanë ligjëratë vetëdijesuese kundër dukurive negative në shkolla
Avatar photo Redaksia

Njësiti i Sektorial dhe ai i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në shkolla’’ në bashkëpunim me zyrtar komunal për barazi gjinore në Gjilan dhe nga zyra e avokatit të popullit në Gjilan, sot me datën 28.05.2024 në shkollën e mesme të ulët ‘’Sadullah Brestovci” në Gjilan kanë realizuar një ligjëratë.

Tema të ligjëratës kanë qenë ‘’Parandalimi i dukurive negative në shoqëri’’, ‘’Delikuenca e të miturve’’, ‘’Barazia gjinore’’ dhe ‘’Të drejtat e njeriut’’.

EkoHigjiena

Pjesëmarrës në këtë ligjëratë kanë qenë nxënës të kalave të VII-ta dhe të VIII-ta të kësaj shkolle.

Qëllimi i kësaj ligjërate ka qenë që nxënësit të marrin sa më shumë njohuri rreth këtyre temave dhe inkurajimi për mundësinë e veprimit të përbashkët të ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdoj edhe më tej me ligjërata vetëdijesuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore. /2LONLINE/