Policia në 24 orë – statistikat: Janë shqiptuar 1 mijë e 577 gjoba, shkaktuar 75 aksidente dhe 12 të arrestuar
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 577 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 75 aksidente trafiku, 31 me lëndime dhe 44 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 12 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
