Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 321 gjoba trafiku
Bazuar në statistikat policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 321 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije edhe për 66 aksident trafiku, 34 me lëndime dhe 32 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
