DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohet raste si: vdekje e dyshimtë, dhunë në familje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm…

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohet raste si: vdekje e dyshimtë, dhunë në familje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

VDEKJE E DYSHIMTË

Gjilan 14.03.2022-15:00. Raportohet se në emergjencën e Gjilanit është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore. Rasti vazhdon të hetohet.

DHUNË NË FAMILJE / LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Ranilluk 14.03.2022-01:00-03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Dajkovc, Kamenicë 14.03.2022-12:30. I dyshuari mashkull kosovar me qëllim të pastrimit të një are të tij ka ndezur një zjarr  të cilin nuk ka mundur ta kontrolloj e me pas zjarri ka përfshirë edhe rreth 1 hektar mal pronë e ankuesit mashkull kosovar. I dyshuari gjatë tentimit për ta fikur zjarrin ka pësuar djegieje sipërfaqësore në dorë për të cilat ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Malësia-Tahir Sinani, Gjilan 09.03.2022-16:50. Lidhur me rastin me datë 14.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.