DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, falsifikim i parasë dhe aksidentit të trafikut

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, falsifikim i parasë dhe aksidentit të trafikut
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Kabash, Viti 28.06.2022 – 11:55. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se shtëpia e tij është përfshirë në zjarr. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.   

FALSIFIKIM I PARASË

Gjilan 17.06.2022 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ka hasur në një monedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

VET AKSIDENT TRAFIKU

Rr.Arben Isufi, Gjilan 28.06.2022 – 19:30. Është raportuar se një mashkull kosovar është vet-aksidentuar me motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ai ka pësuar lendime trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor. Viktima sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.