DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e sekuestrimit të narkotikëve, falsifikim të parasë dhe aksidentit të trafikut

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e sekuestrimit të narkotikëve, falsifikim të parasë dhe aksidentit të trafikut
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

BLERJE, SHITJE DHE SHPËRNDARJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE  

Rr. Skenderbeu, Kamenicë 06.05.2022 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që në veturën në të cilën ishin janë gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë (pesha e të cilës nuk dihet) dhe një cigare e cila po ashtu dyshohet se mund të jetë e llojit marihuanë.  Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen në procedurë të rregullt.

FALSIFIKIM I PARASË

Gjilan 28.03.2022. Me 06.05.2022 zyrtari i bankës private ka raportuar se kanë pranuar një monedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. 2 Korriku, Viti 06.05.2022 – 12:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.