DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e falsifikimit të dokumentit, arrestime, vjedhje, kanosje…

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e falsifikimit të dokumentit, arrestime, vjedhje, kanosje…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

FALSIFIKIM DOKUMENTI

Novobërdë, Gjilan (NN) 2016 – NN. Pas një pune hetimore me datë 10.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar zyrtar i Komunës së Novobërdës nën dyshimin se ka falsifikuar dokument zyrtar (listën e vijueshmërisë së punëtorëve). Dyshohet se i dyshuari ka përfituar shumën prej dy mijë (2000) € duke dëmtuar buxhetin e komunës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LËNDIME I RËNDË TRUPOR

·         Rr. Metush Krasniqi, Gjilan 04.05.2022 – 17:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Rr. Pajazit Ahmeti, Gjilan 02.05.2022 – 20:05. Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

KANOSJE

Rr. Skënderbeu, Kamenicë 10.05.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet ta ketë kryer veprën e lartcekur. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur një pistoletë lodër e plastikës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

Makresh i Epërm, Novobërdë 10.05.2022 – 09:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare i cili dyshohet se kishte kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë” duke vjedhur dy bateri nga një ekskavatorë si dhe 80 litra naftë në vlerë prej 540€ pronë e ankuesit mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan 10.05.2022 – 08:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit dhe i njëjti pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.