DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e armëmbajtjeve pa leje, posedim të substancave narkotike, monedhë e falsifikuar

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e armëmbajtjeve pa leje, posedim të substancave narkotike, monedhë e falsifikuar
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

ARMËMBAJTJE PA LEJE

·         Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan, 19.05.2022-16:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me 10-fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Kishnapole, Gjilan, 19.05.2022-23:45.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 28 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Mulla Idrizi, Gjilan, 19.05.2022-13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë me peshë tek njëri 0.50 gram ndërsa tjetri 062 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Rr. UÇK, Viti, 18.05.2022-21:35. Ankuesi mashkull kosovar pronar i market ka raportuar se  kishte pranuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për procedurë të mëtejme.  /2LONLINE/