DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e aksidentit të trafikut me fatalitet dhe gjetje e mjetit shpërthyes

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e aksidentit të trafikut me fatalitet dhe gjetje e mjetit shpërthyes
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

EkoHigjiena

Fsh. Parallovë, Novobërdë 19.06.2022 – 15:25. Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ishte vetëm një automjet (kamionetë). Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR SHPËRTHYES

Fsh. Vërbicë, Gjilan 19.06.2022 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it të cilat në mënyrë të sigurtë kanë larguar mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.