DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të: vjedhjes së rëndë, zhdukjes së personit dhe aksidentit të trafikut me lëndime

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të: vjedhjes së rëndë, zhdukjes së personit dhe aksidentit të trafikut me lëndime
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

VJEDHJE E RËNDË

EkoHigjiena

Spitali Rajonal, Gjilan, 28.03.2022 – 18:00. Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

PERSON I ZHDUKUR

Gjilan, 23.04.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, kosovare, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet se ku mund të ketë shkuar. Sipas ankuesit ajo ka probleme me depresionin dhe këtë gjë e ka përsëritur edhe me parë. Rasti është duke u hetuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Manastirit, Gjilan, 25.04.2022 – 18:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.