DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit, raportohen raste të, vdekjes së dyshimtë, armëmbajtës pa leje, dhunës në familje…

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit, raportohen raste të, vdekjes së dyshimtë, armëmbajtës pa leje, dhunës në familje…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

VDEKJE E DYSHIMTË

Gjilan 22.02.2022 – 22:55.  Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e  ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

·         Fsh. Kabash, Viti 23.02.2022 – 20:55.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se në shtëpinë e tij gjatë bastisjes, njësiti policor ka gjete dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Kabash, Viti 23.02.2022 – 20:55.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se në shtëpinë e tij gjatë bastisjes, njësiti policor ka gjete dhe sekuestruar një pushkë ajrore dhe një pistoletë me gaz. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Viti 23.02.2022 – 21:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Qarkore, Gjilan 23.02.2022 – 14:20. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjere e cila pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.