DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe dhunë në familje

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe dhunë në familje
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Zekeria Cana, Gjilan 19.03.2022 – 10:21. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit. Për veç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Viti, 19.03.2022 – 16:00. Viktima femër  kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull  kosovar,  pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij ndërsa dhunë fizike ndaj motrës së tij. I dyshuari është kërkuar, por nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.