DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të organizimit të skemave piramidale dhe aksidentit të trafikut me fatalitet

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të organizimit të skemave piramidale dhe aksidentit të trafikut me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE

EkoHigjiena

Viti, 30.04.2022-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë hasur duke luajtur bixhoz disa persona. Po ashtu janë konfiskuar 1291 çipa për këtë veprimtari, katër palë letra, dhe 955 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.    

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Gjilan –Kamenicë,  30.04.2022-19:00. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin VW kombi për arsye të pa njohura del në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe godet veturën Lada Riva të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima është dërguar ne Qendrën emergjente të Gjilanit pa shenje jete, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri mashkull kosovar i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. I dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.