Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. Gjinollëve, Gjilan, 23.04.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti për motive të pa njohura kishte sulmuar fizikisht, dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Budrikë, Gjilan, 24.04.2022 – 13:40. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklisti me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan. /2LONLINE/