DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të lajmërimit apo kallëzimit të rrejshëm, vjedhjes së rëndë, aksident trafiku…

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të lajmërimit apo kallëzimit të rrejshëm, vjedhjes së rëndë, aksident trafiku…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

LAJMËRIM APO KALLËZIM I RREMË

EkoHigjiena

Gjykata Themelore, Gjilan, 23.03.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur në seancë gjyqësore duke deklaruar ndryshe lidhur me një rast lëndim i lehtë trupor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Velekincë, Gjilan, 28.04.2021 – . Në lidhje me rastin me datë 23.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të cilat ishin raportuar si të vjedhura në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

VET AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan , 23.03.2022-13:00. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, si pasoj e vozitjes së pa kujdesshme ka dal nga rruga dhe është përplasur në një veturë të parkuar. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës dhe pasagjerja femër kosovare. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.