DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje, vjedhje, vjedhje veture…

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje, vjedhje, vjedhje veture…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

 DHUNË NË FAMILJE

Kllokot, 01.04.2022-13:00 Është arrestuar i dyshauri mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tij. I dyshauri kishte tentuar që t’i sulmojë fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me rastin. Me urdhër të prokurorit i dyshauri dërgohet në trajtim psikiatrik, rasti vazhdon në procedure të rregullt.

 VJEDHJE E VETURËS

Fsh. Vërboc, Gjilan, 01.04.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur nga oborri i shtëpisë së tij, i kanë vjedhur veturën. Rasti është duke u hetuar

 VJEDHJE

Rr. Mulla Idrizi, Gjilan, 01.04.2022 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i pa njohur ka hyrë në banesën e tij dhe ka vjedhur portofolin, në të cilën kishte 20 euro dhe dokumentet personale. Rasti është duke u hetuar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.