DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje, posedimit të narkotikëve, armëmbajtje pa leje…

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje, posedimit të narkotikëve, armëmbajtje pa leje…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

DHUNË FAMILJARE

Kamenicë, 30.03.2022-15:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij me te cilën është në proces të shkurorëzimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

·         Rr. Idriz Seferi , Gjilan, 30.03.2022-01:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.61.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

·         Gjilan, 30.03.2022-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.94.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Remnik, Viti, 30.03.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 8 copë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM

Fsh. Karaçevë, Kamenicë, 15.12.2021-01:00-10:00. Lidhur me rastin me datën 30.03.2022 është  arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

RASTET TJERA – NGJARJET:

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Ranilluk, 30.03.2022-13:15.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka asgjësuar mjetin e dyshuar . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.