DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje, posedim i armës dhe i personit të zhdukur

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje, posedim i armës dhe i personit të zhdukur
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

 DHUNË NË FAMILJE

·         Gjilan 02.07.2022- 15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai kishte dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese bashkëshortes së ti kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Gjilan 02.07.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe babain e tij. Sipas viktimave i dyshuari këtë gjë e përsëritë në vazhdimësi ndaj tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I APAAUTORIZUAR I ARMËS

Fsh. Smirë, Viti 02.07.2022-23:07. Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar e shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. I dyshuari pasi ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri, ka dorëzuar revolen e tipit HS, prodhim kroat dhe 4-fishekë cal-9×19 mm. Arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Rr. Gazmend Zajmi, Gjilan 20.06.2022 – 09:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj mashkull kosovar me problem psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.