DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

DHUNË NË FAMILJE

·         Viti 29.06.2022-14:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i fejuari i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

·         Gjilan 29.06.2022. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje duke i fyer prindërit e tij dhe më pas edhe janë përleshur fizikisht ,por  pa lëndime të dukshme trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Kamenicës, Gjilan  28.06.2022 – 23:19. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri, nga ai është konfiskuar një pistoletë-zoraki me dy fishekë, një shufër metalike dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.