DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të armëmbajtjes pa leje, të personit të zhdukur, të arrestimeve…

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të armëmbajtjes pa leje, të personit të zhdukur, të arrestimeve…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Kllokot 22.04.2022 – 11:45. Njësia policore nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar pushkën e gjuetisë M-75. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit  rasti shkon në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR

Novobërdë (NN) 01.04.2019/31.12.2021. Janë arrestuar tre meshkuj  kosovarë pasi që dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke marr pagë pa shkuar fare në punë. Me vendim të prokurorit , tre të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje. 

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Rr. Ramadan Zeka, Gjilan 17.04.2022 – 22:00. Më 22.04.2022 ankuesi mashkull  kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër  kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.    

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Aeroporti i Prishtinës (NN)  22.04.2022 – 00:43. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull  kosovar  dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.