DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të aksidenteve të trafikut me lëndime

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të aksidenteve të trafikut me lëndime
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

EkoHigjiena

·         Fsh. Qerakoc, Kamenicë, 15.04.2022 – 12:05. Viktima mashkull K-Serb duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesi ka shkaktuar aksident trafiku ku si pasoj ka pësuar lëndime trupore dhe  është duke u trajtuar në emergjencën e Gjilanit.

·         Rr. Lufta  e Gjilanit, Gjilan 15.04.2022-21:00.  Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjete me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, është arrestuar njëri nga drejtuesit i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/