DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen katër aksidente trafiku me të lënduar…

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen katër aksidente trafiku me të lënduar…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Kishnapole, Gjilan, 27.02.2022 – 02:06. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një shtëpi është duke u djegur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TREAFIKU ME LËNDIME

·         Gjilan, 26.02.2022 – 23:10.  Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit, njëri prej tyre  është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa tjetri pas marrjes së ndihmës së parë është liruar në shtëpi.

·         Fsh. Begunicë, Viti, 27.02.2022 – 11:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

·         Fsh. Zhegër, Gjilan, 27.02.2022 – 13:50. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor.

·         Fsh. Livoq i Poshtëm, Gjilan, 27.02.2022 – 11:20. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy nga ngasësit të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.