DYLON

Policia në 24 orë: Në Gjilan, Viti e Kamenicë aksidente trafiku me lëndime, pësojnë këmbësorët

Policia në 24 orë: Në Gjilan, Viti e Kamenicë aksidente trafiku me lëndime, pësojnë këmbësorët
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se brenda 24 orëve, në komunat, Gjilan, Viti e Kamenicë kanë ndodhur aksidente trafiku, me të lënduar.

Raporti i policisë.

EkoHigjiena

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA

Sllatinë e Poshtme, Viti  03.04.2023 – 17:50. Raportohet se një person i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia  ka goditur  viktimën, femër kosovare e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes,. Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Skënderbeu, Kamenicë 03.04.2023 – 22:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një këmbësori, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe këmbësori, pas tretmanit mjekësor drejtuesi i veturës është liruar ndërsa këmbësori vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME LARGIM NGA VENDI NGJARJES

Rr. Zija Shemsiu, Gjilan  03.04.2023 – 17:50. Raportohet se personi i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia  ka goditur  viktimën, femër kosovare e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes,. Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.