DYLON

Policia në 24 orë: 663 gjoba trafiku dhe 894 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia në 24 orë: 663 gjoba trafiku dhe 894 gjoba në bazë të ligjit Covid-19
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas policisë, janë gjithsej 663 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 894 tiketat në bazë të ligjit Covid-19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 28 persona, 18 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/