DYLON

Policia në 24 orë: 1 mijë e 35 gjoba trafiku dhe 634 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia në 24 orë: 1 mijë e 35 gjoba trafiku dhe 634 gjoba në bazë të ligjit Covid-19
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku nga të cilat, 23 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 39 aksidente tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas policisë, janë gjithsej 1 mijë e 35 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 634 tiketat në bazë të ligjit Covid – 19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 21 persona, 18 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, dhe 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/