/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanin ka arritur ta ndërpresë një zinxhirë të vjedhjeve që po thuajse nga mesi i dhjetorit e deri më tani kishin ndodhur në Gjilan dhe rrethinë. Vjedhje të ndryshme të regjistruara kohëve të fundit në statistikat policore përbënin shqetësim për policinë me këtë rast njësitet hetuese, stacioni policor, kishte hartuar plane operative, dhe ja kishte dal të këpus një zinxhir të vjedhjeve.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se me këtë rast policia ka arrestuar katër persona, prej të cilëve dy të mitur dhe me ta tani po merret prokuroria. Sipas tij, një numër i vjedhjeve nga këta të dyshuar ishte kryer nëpër shtëpi në Gjilan por edhe në rrethinë, kryesisht të atyre shtëpive ku pronarët janë jashtë, ndërsa janë vjedhur stoli ari por edhe gjësende të tjera kryesisht me vlerë.
Hashani ka thënë se një pjesë e gjësendeve të vjedhura iu janë kthyer pronarëve legjitim ndërsa edhe ndaj një qytetari është ngrit kallëzim penal për blerjen e gjësendeve të vjedhura nga këto raste. /2L ONLINE/