DYLON

Policia ndalon pesë persona që tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë

Policia ndalon pesë persona që tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka njoftuar se së paku pesë persona, të gjithë kosovarë janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë.

Sipas policisë, të njëjtit, po tentonin të hynin kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, ndërsa të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.

EkoHigjiena

Raporti i policisë:

INCIDENTET KRIMINALE

KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

•            Bistricë, Leposaviq  30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

•            Koshuticë, Leposaviq  30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar,  nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.