DYLON

Policia ndalon automjetin me mallra të kontrabanduara

Policia ndalon automjetin me mallra të kontrabanduara
Avatar photo Redaksia

Me datën 06.04.2026 rreth orës 19:15 ne zonën e fshatit Banjskë dhe Sharani-Kamen në rrugë malore, {Mitrovicë Veri), njësitë policore dhe njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një aksioni të përbashkët për luftimin e kontrabandës kanë vërejtur një automjet pa targa i cili lëvizte me shpejtësi të madhe.

Njësitë policore janë vënë në ndjekje dhe pas pak kanë hasur në veturën e dyshimtë, por personi-at e kishin braktisur veturën dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Gjatë kontrollit është vërtetuar se në veturë kishte mall të kontrabanduar 32 (tridhjetë e dy) thasë ma pantallona (1217 palë xhinse) dhe 1 (një) thes me rripa të pantallonave (303 copë rripa).

EkoHigjiena

Gjithashtu në veturë janë gjetur edhe një palë targa të shtetit të Serbisë, një kanistër i plastikës me naftë dhe një radiolidhje.

Njësitë nga Dogana e Kosovës kanë bërë konfiskimin e mallit të kontrabanduar.

Me udhëzimet e Prokurorit të shtetit rasti mbetet të trajtohet nga Dogana e Kosovës, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.