DYLON

Policia me punëtori për ngritjen e vetëdijes dhe të parandalimit të dhunës në familje

Policia me punëtori për ngritjen e vetëdijes dhe të parandalimit të dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan nën mbështetje të OSBE-së organizon punëtori për ngritjen e vetëdijes dhe parandalimin e dhunës në familje.

Pjesëmarrësit në këtë punëtori përpos Policisë së Kosovës ishin edhe Qendra për Pune Sociale, Mbrojtësi i Viktimës si dhe Zyra për Komunitete.

EkoHigjiena

Në punëtori pjesëmarrësit patën mundësi të marrin njohuri direkte nga referues të OSBE-së, por edhe u ndanë përvoja nga rastet me të cilat ballafaqohen  si Policia e Kosovës por edhe pjesëmarrësit tjerë për treguesit (shenjat) e hershëm të dhunës në familje .

Gjatë diskutimeve në këtë punëtori janë identifikuar faktorë parandalues te dhunës në familje si :

Keqkuptimet, si faktorë me të shpeshtë, pastaj zbulimi dhe parandalimi i rasteve te Dhunës në Familje.

Ngritja e vetëdijes publike për paraqitjen e rasteve të Dhunës në Familje

Vlerësimi i rrezikut në rastet e Dhunës në Familje,

Mobilizimi institucional dhe agjensionet ligjore në Kosovë, t’i trajtojnë me prioritet këto raste….

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.