DYLON

Policia me plan për zgjedhjet e 3 nëntorit

Avatar photo Redaksia

Dy ditë para zgjedhjeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës u mbajt një takim lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës në implementimin e planit policor “Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka theksuar se fushata deri sot ka kaluar mirë pa incidente madhore dhe mund të themi lirisht se Policia e Kosovës ka pasur një rol kyç dhe si i ka marrë me seriozitet të lartë angazhimet, planet, koordinimet me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, në mënyrë që ky proces të kalojë sa më mirë që të jetë e mundshme.

EkoHigjiena

Ministri këtë proces e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për vendin, siç është integrimi në familjen e madhe të BE-së, liberalizimi i vizave etj.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve policorë që t’i kryejnë detyrat e tyre, ashtu siç kërkohet me procedura ligjore, duke potencuar se Policia e Kosovës tashmë ka përvojë me zgjedhje, duke qenë gjithmonë në nivel të detyrës.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka theksuar se të gjitha detyrat dhe plani policor për ditën e zgjedhjeve duhet të realizohet me profesionalizim dhe me përkushtim të lartë.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua që të ketë angazhim të plotë në gjithë territorin e vendit duke përfshirë edhe veriun, me qëllim të ofrimit të sigurisë për t’u mundësuar të gjithë qytetarëve të vendit që të ushtrojnë të drejtën e votës pa ndikime dhe pa pengesa.

Në këtë takim, krahas ministrit Rexhepi dhe drejtorit Maxhuni, kanë marrë pjesë edhe zëvendësdrejtorët e Policisë së Kosovës, drejtorët e Departamenteve si dhe të gjithë drejtorët e drejtorive rajonale të Policisë, duke përfshirë edhe përfaqësues nga EULEX-i.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.