Policia me plan operativ për “Kontrolle të jashtëzakonshme të mjeteve të rënda transportuese”

Policia me plan operativ për “Kontrolle të jashtëzakonshme të mjeteve të rënda transportuese”

Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, është në implementim e sipër të një plan operativ, ( filluar nga 02.05.2019), me fokus të veçantë në ndaljen dhe “kontrollimin e automjeteve të rënda”, siç janë autobusët dhe kamionët.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë javës së parë të implementimit të këtij plani gjatë kontrolleve në terren janë shqiptuar gjithsejtë tetëdhjetë e nëntë tiketa gjobitëse ku shumica nga mjetet e rënda transportuese janë gjete në gjendjen jo të rregullt teknike.

Ai tha se Policia e Kosovës apelon që në asnjë mënyrë mos të dilet në komunikacionin rrugor me mjete transporti, veturat dhe mjete për transport të udhëtarëve në qofte se nuk i plotësojnë kushtet teknike për qarkullim në mënyrë që të rritet siguria për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj me kontrolle në të gjitha segmentet rrugore të rajonit tonë, dhe të gjitha mjetet që hasen me gjendje jo të rregullt teknike do të largohen nga komunikacioni, duke i përcjell me gjoba përkatëse që i parasheh ligji mbi trafikun rrugor”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.

KOMENTE