DYLON

Policia me ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit filloristë

Policia me ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit filloristë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Njësia Sektor dhe  Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan, me datën 30.03.2026 kanë realizuar ligjëratë me temën “Parandalimi i bullizmit” në ambientet e shkollës fillore “Abdulla Tahiri” në  fshatin Malishevë komuna Gjilan.

Ligjërata është mbajt me nxënësit e klasave të teta dhe të nënta me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve mbi rendësin dhe krijimit të një mjedisi të sigurt në shkollë.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj ligjërate, nxënësit u informuan rreth formave të bullizmit, pasojave që ai shkakton si dhe mënyrave efektive për ta parandaluar dhe raportuar atë.

Aktiviteti u zhvillua në mënyrë interaktive, ku nxënësit patën mundësi të shprehin mendimet dhe përvojat e tyre.

Personeli arsimor dhe nxënësit e  kanë mirëpritur ligjëratën, duke vlerësuar si të dobishme dhe ku u janë ofruar njohuri të reja.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e aktiviteteve parandaluese dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet arsimore, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe vetëdijesimit të të rinjve.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e aktiviteteve parandaluese dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet arsimore, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe vetëdijesimit të të rinjve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.