DYLON

Policia me ligjëratë edukative me temën “Siguria në komunikacion”

Policia me ligjëratë edukative me temën “Siguria në komunikacion”
Avatar photo Redaksia

Aktivitet sensibilizues për sigurinë e fëmijëve në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Sektorial dhe i Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, kanë realizuar një ligjëratë edukative me temën “Siguria në komunikacion” me fëmijët e një kopshti të fëmijëve në Gjilan, përmes së cilës fëmijët janë njoftuar me rregullat bazë të trafikut rrugor dhe rëndësinë e respektimit të tyre për sigurinë personale dhe të të tjerëve.

EkoHigjiena

Pas pjesës teorike, aktiviteti është zhvilluar edhe në mënyrë praktike në rrugë, ku fëmijët nën shoqërimin e edukatoreve të kopshtit dhe zyrtarëve policorë, janë njoftuar nga afër me vendkalimin për këmbësorë, shenjat e komunikacionit, mënyrën e sigurt të kalimit të rrugës dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt të qëndrimit në automjet gjatë udhëtimeve.

Ky aktivitet ka për qëllim edukimin dhe vetëdijesimin e fëmijëve që në moshë të hershme për rregullat e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.