DYLON

Policia me ligjërata vetëdijesuese për nxënësit e shkollave fillore në Gjilan

Policia me ligjërata vetëdijesuese për nxënësit e shkollave fillore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësia për komunitet, në bashkëpunim me njësinë e hetimeve kriminale nga stacioni policor i Gjilanit, në kuadër të strategjisë “Policia në Komunitet”, janë duke realizuar projektin e ligjërimit nëpër shkollat fillore me temën ”Parandalimi i Ngacmimeve Seksuale në Institucionet Shkollore”.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ligjërata është duke u realizuar në tetë shkolla fillore të Gjilanit me klasat e nënta dhe do të vazhdon gjatë javës së ardhshme edhe në shkollat tjera të qytetit.

“Po ashtu në realizim të ligjëratës janë duke asistuar edhe arsimtaret e edukatës qytetare me te cilët po harmonizohet kjo teme, me qellim që nxënësit të marrin njohuri rreth kësaj dukurie dhe gjetjen e mënyrës se parandalimit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Sipas itj, Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe vepron në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.