/2L ONLINE/ – Me 17 dhjetor 2015 njësitet e policisë së Kosovës për bashkëpunim me komunitete nga stacioni policor i Gjilan në bashkëpunim me nën stacionin policor të Zhegrës kanë mbajtur një ligjëratë në shkollën fillore “Agim Ramadani” në fshatin Zhegër, Komuna Gjilan, lidhur me vetëdijesimin e nxënësve për përdorimin e drejt të mjeteve piroteknike (fishekë zjarreve), dhe pasojat që mundë të shkaktohen gjatë përdorimit të tyre.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nxënësit nga kjo ligjëratë kanë marrë njohuri për kohën e lejuar të përdorimit të fishekzjarrëve, që nga data 26 e deri me 31 dhjetor 2015 dhe janë udhëzuar që gjatë ndezjes së tyre të jen gjithsesi në prezencën edhe prindërit, të pajisur me leje paraprake dhe kjo të ndodhë vetëm në hapësira të lejuar dhe vende të hapura.
“Drejtoria e shkollës, mësimdhënës dhe nxënës, kanë falënderuar Policinë e Kosovës njësitin e Komunitetit, pasi ligjërata është mirëpritur duke e vlerësuar shumë të qëlluar dhe si preventivë që gjatë festave të fundvitit të mos kemi incidente dhe persona të lënduar”, ka bërë të ditur zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/