DYLON

Policia me ligjërata për nxënës, me temën “Respektimi i Shumëllojshmërisë dhe Dukuritë Negative në Shoqëri”

Policia me ligjërata për nxënës, me temën “Respektimi i Shumëllojshmërisë dhe Dukuritë Negative në Shoqëri”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale në Gjilan ka mbajnë ligjëratë informues për nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Asllan Elez” me temën “Respektimi i Shumëllojshmërisë dhe Dukuritë Negative në Shoqëri”.

Sot, në shkollën e mesme të mjekësisë “Asllan Elezi” në Gjilan udhëhequr nga zyrtarët e policisë së Kosovës njesia për Komunitet, Stacioni policor në Gjilan është mbajt ligjëratë informuese “Respektimi i Shumëllojshmërisë dhe Dukuritë Negative në Shoqëri”.

EkoHigjiena

Në këtë sesion kanë marrë pjesë rreth 70 nxënës të kësaj shkolle.

Nxënësit ishin shumë të interesuar të dinin rreth temës që u ligjërua. Po ashtu ata u ndan të kënaqur edhe me përgjigjet që morën nga zyrtarët e policisë gjegjësit nga njësia për komunitet në stacionin policor në Gjilan. Policia e Kosovës është e përkushtuar për ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.