DYLON

Policia me kërkesë për bashkëpunim në identifikim të personave të dyshuar për vjedhje

Policia me kërkesë për bashkëpunim në identifikim të personave të dyshuar për vjedhje
Avatar photo Redaksia

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra, në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, tentim vjedhje, që ka ndodhur në shtator të vitit 2022, në zyrat e një marketi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

EkoHigjiena

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën për bashkëpunim, të Policisë së Kosovës. /2LONLINE/