Policia me fushatë:“Dhuna nuk arsyetohet”

Policia me fushatë:“Dhuna nuk arsyetohet”

Më 24 tetor, në Gjilan, do të mbahet aktiviteti në kuadër të fushatës: “Dhuna nuk arsyetohet”. Kjo fushatë është organizuar nga Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje në Drejtorinë e Policisë së Kosovës, të Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, dhe do të përkrahet nga OSBE.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se qëllimi i kësaj fushate është parandalimi,vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi për dhunën në familje.

“Fushata do të implementohet në ambient të hapur para platos së Teatrit të qytetit në Gjilanit me datë 24 tetor 2018 nga ora 10:00-12:00, ku do të shfaqen aktivitete të ndryshme nga nxënësit si: spote të ndryshme, do të shpërndahen broshura dhe aktivitete tjera nga Policia, KFOR-i, etj”, ka thënë toger Ismet hashani.

Ndryshe, në këtë fushatë gjithashtu do të marrin pjesë edhe eprorë të lartë nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale, zyrtarë komunalë, zyrtarë nga drejtoria e arsimit, nga OSBE, KFOR-i, shoqëria civile, qytetarë, etj.

KOMENTE