Policia me fushatë nëpër fshatrat e Gjilanit për të parandaluar zjarre të mundshme (FOTO)

Policia me fushatë nëpër fshatrat e Gjilanit për të parandaluar zjarre të mundshme (FOTO)

Policia e Kosovës, njësitet e policisë në komunitet, njësitet sektoriale, nga stacioni policor i Gjilanit dhe ato të nënstacioni policor në Zhegër, gjatë ditës së sotme kanë vazhduar aktivitete në sensibilizimin e qytetarëve në preventimin e përhapjes së zjarreve nëpër komunat e rajonit të Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot kanë vazhduar me aktivitete të zgjeruar duke vizituar fshatrat e komunës së Gjilanit si: Perlepnicë, Kmetoc, Verbicë e Kmetocit, Malishevë, Uglar, Capar, Shillovë, Ponesh, si dhe fshatrat e Karadakut Zhegër, Llashticë, Lladovë, Shurdhan, transmeton Portali 2LONLINE.com

Zëdhënësi hashani tha se gjatë vizitës dhe kontakteve me banorë, atyre iu janë shpërndarë fletushka me këshilla përcjellëse për parandalimin e përhapjes së “Zjarreve dhe Zjarrvenieve”.

Policia e Kosovës i përkujton qytetarëve se Kodi penal i Republikës së Kosovës, neni 365, sanksionon me burg deri në pesë vjet të gjithë ata që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes ndezjes së zjarreve.

“Zero tolerancë do të ketë për të gjithë ata që në çfarëdo forme hetohen se kanë hapur zjarr në ambiente të hapura qofshin edhe në prona të tyre, gjatë djegies së hamulloreve apo edhe hedhjen e mbetjeve të cigareve dhe ndezja e zjarreve nëpër piknikë si dhe djegien e mbeturinave si mundësi potenciale e përhapjes së zjarreve”, ka thënë Hashani, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas tij, Policia e Kosovës është e mobilizuar me të gjitha agjensionet e sigurisë si “Zjarrfikësat, FSK-në” që të parandalojmë sa të jetë e mundur në mos përhapjen e zjarreve. /2LONLINE.com/

KOMENTE