Policia me dron identifikon dhe asgjëson një plantacion tjetër të dyshuar me kanabis sativa

Policia me dron identifikon dhe asgjëson një plantacion tjetër të dyshuar me kanabis sativa

Me datë 16.10.2019, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Perëndim (DRPK) ka implementuar planin operativ “Kontroll nga ajri”, ku është vëzhguar dhe kontrolluar me dron një sipërfaqe e maleve të Koshares (rreth 5 km) në lartësi 500 metra dhe gjatë këtij operacioni ka rezultuar me identifikimin apo gjetjen e një plantacioni me rreth 250 bimë të mbjellura që dyshohen si bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, gjatësia e të cilave shkon nga 1 deri në 3 metra.

Pas identifikimit të lokacionit janë njoftuar njësitë përkatëse policore të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, dhe me autorizimin e tij bimët narkotike janë grumbulluar dhe në prezencë të njësive të antidrogës janë asgjesuar (djegur), përderisa nga njësia e Krim Teknikës së Policisë sipas procedurave janë marr mostrat.

Pas shkatrrimit të bimeve të dyshuara narkotike është kompletuar rasti, i cili i dorzohet drejtorisë së antidrogës në Gjakovë bashkë me provat materiale për procedurë të mëtejme ligjore.

KOMENTE