DYLON

Policia me apel për kujdes – Cak i hajnave gjësendet në automjetet e parkuara

Policia me apel për kujdes – Cak i hajnave gjësendet në automjetet e parkuara
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e veprave penale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, u bën thirrje të gjithë drejtuesve dhe shfrytëzuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë parkimit të automjeteve si në parkingje publike ashtu edhe në ato private.

Rastet e vjedhjeve nga automjetet ndodhin për shkak se në brendësi të tyre lihen sende me vlerë në vende të dukshme duke u krijuar mundësi personave keqbërës të dëmtojnë automjetin dhe të përvetësojnë këto sende.

EkoHigjiena

“Me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla apelojmë që të mos lini çanta, portofolat, telefona celularë, llapëtorët, tabletët, dokumente personale apo sende të tjera me vlerë në vende të dukshme brenda automjetit dhe para largimit nga automjeti siguroheni se dyert janë të kyçura dhe dritaret të mbyllura plotësisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton qytetarët që në rast se vërejnë persona ose veprime të dyshimta pranë automjeteve apo në parkingje të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës përmes numrit pa pagesë 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.